Luana në prapaskenë, me çorapet e gjata dhe e veshur sportive/ Rezart Veleshnja publikon videon epike

20:57 04/12/20202min209
iPiccy-collage-9

Luana Vjollca gjithmonë është e kuruar deri në detaje, por ditën e djeshme, Rezart Veleshnja ka publikuar një video të rrallë.

luana vjollca rezart veleshnja (5)

Aktori i humorit ndau me të gjithë në Instastory pamjet teksa moderatorja bëhej gati para emisionit, duke u fokusuar tek çorapet e saj të gjata.

luana vjollca rezart veleshnja (3)

Më shtohet jeta vetëm kur shikoj këto çorape. Këto çorape mua më shtojnë jetën. O zottt… O Luana, o dritë,”- dëgjohet duke thënë Rezart Veleshnja.

Ndërkohë, përveç çorapeve, Luana Vjollca shfaqet e veshur me një fustan sportiv, teksa po bëhej gati për të larë flokët e më pas për të bërë make up-in.

luana vjollca rezart veleshnja (2)

Gjatë videos, moderatorja  mbulon fytyrën me duar, pas komenteve epike që aktori i bën.

luana vjollca (2)

Pak kohë më parë, u përfol për një zënkë mes tyre, pasi Rezart Veleshnja nuk u shfaq në emision për disa ditë, por kjo rezultoi të ishte e pavërtetë, sepse “largimi” i tij kishte të bënte me disa angazhime në “Portokalli”.

luana vjollca (5)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto