LSI nuk e fsheh entuziazmin: Gjykata Kushtetuese rrëzon Edi Ramën!

16:35 25/05/20212min170
LSI-selia

Për Gjykatën Kushtetuese “emërimi ose shkarkimi i një ministri është kompetencë e 3 organeve kryesore, Kryeministrit, Kuvendit dhe Presidentit.” Ky është vendimi i Gjykatës Kushtetuese marrë ditën e sotme, pas kërkesës së bërë nga kreu i qeverisë Edi Rama pas përplasjes që pati me Metën për mos-dekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm. Rama i kërkoi Gjykatës Kushtetuese zgjidhjen e mosmarrëveshjes si edhe një interpretim përfundimtar të nenit 98 që flet për kompetencat për shkarkimin dhe emërimin e një ministri.

Lidhur me këtë vendim, ka reaguar ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ku shkruan se Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kryeministrin Rama.

“Gjykata Kushtetuese rrezon Edi Ramen!

Qendrimi i Presidentit Meta plotesisht kushtetues lidhur me mosemerimin e Gent Cakes si Minister i Jashtem.

Gjykata Kushtetuese pushoi sot ankimin e Rames ne Kushtetuese.

Matuflleku i Rames merr shuplaken, qe meriton si cdo sharlatan, qe kerkon ne menyre halucinante te rrembeje çdo pushtet”, shkruan Vasili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto