Loredana “ushqen” zërat e rikthimit me Mozzik me këtë detaj

14:31 29/09/20202min119
640-0-5d6bd7c298a3b-1

Pak ditë më parë filluan aludimet se Loredana dhe Mozzik janë rikthyer bashkë. Dyshja u filmuan në një qendër tregtare në Gjermani, teksa bënin shopping. Edhe pse këngëtarët mund të ishin duke bërë blerje për vogëlushen e tyre Hanën, fansave u ka bërë përshtypje që ata kanë kaluar kohë së bashku pa prezencën e vajzës së tyre.

 

Duke kujtuar se më përpara ata nuk takoheshin, madje thumbonin shpesh njëri-tjetrin, ky detaj sigurisht që u konsiderua si një “shenjë” ribashkimi. Ditën e sotme, teksa Mozzik feston datëlindjen, Loredana ka publikuar një tjetër detaj që i përforcon akoma më tepër këto zëra.

Ajo ka publikuar një video me një makinë Mercedes Benz G63 AMG të bardhë, i njejti model me makinën që Mozzik bleu vitin e kaluar. Fansat e këngëtares nuk besojnë se kjo është thjesht rastësi, por një detaj nga ana e saj për të treguar se është sërish me Mozzik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto