Loredana shfaqet super joshëse, në kohën kur rrjeti zien nga thashethemet për rikthimin me Mozzik

12:19 24/05/20212min137
LZEFI

Loredana Zefi është një nga personazhet më të pëlqyer e komentuar nga publiku i gjerë.Kjo ka ndodhur edhe si pasojë e lajmeve që po qarkullojnë së fundmi, në lidhje me bashkimin e saj me reperin e njohur Mozzik.

Teksa të gjitha sytë janë tek ajo, edhe artistja s’po zhgënjen, por po paraqitet tepër atraktive. Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka mahnitur me pamjen sensuale.

Lori zgjodhi që për këtë paraqitje të shfaqet me të kuqe, duke theksuar fizikun e formësuar.

Të njëjtin imazh e ka shpërndarë edhe Mozzik, duke konfirmuar për të disatën herë bashkimin. Po ashtu vlen të përmendet se dyshja së shpejti do të publikojnë albumin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto