LIVE|Laçi-Hapoel Ber Sheva/ Shpërthen festa në “Elbasan Arena”, Nuabueze shënon me finte (VIDEO)

20:24 17/09/20205min80

Ka startuar në orën 19:00, në “Elbasan Arena”, sfida mes Laçit dhe Hapoel Ber Shevës e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Europës. Edhe pse përballë ka një skuadër disi më favorite në letër, kurbinasit e Armando Cungut, kanë shanse reale për të bërë mrekullinë dhe për të kaluar në turin e tretë.

Tekniku shkodran, nuk ka preferuar të bëjë ndryshime nga sfida ndaj azerëve të Keshlës, teksa vendin e Ramosit të ndëshkuar me karton të kuq, e ka zënë Shehu, i cili ishte i dëmtuar, ndërkohë që pjesa tjetër mbetet e njëjtë. Padyshim që të gjithë sytë janë të sulmuesi Nuabueze, i cili ka treguar se kur është në ditë të mirë di të bëjë diferencën.

LIVE: LAÇI – HAPOEL BER SHEVA 1-0

Nuabueze 59′

KOMENTI LIVE: 

59’ GOOOOL LAÇI 1-0/ Zhbllokohet sfida! Skuadra shqiptare në avantazh falë golit të Nuabuezes me finte, i cili nuk fal me portën e boshatisur, pas asistit të Xhixhës. 

54’ Mundësi e artë për skuadrën e Laçit, portiere i heq me majrat e gishtave një mundësi shënimi Nuabuezes, i cili do ta kishte shumë të lehtë me portën e boshatisur pas harkimit të Turkajt.

49’ Xhixha ndëshkohet me karton të verdhë për faull në mesfushë.

46’ Laci kryen 2 zëvendësime, largohet A.Marku dhe Shehu, në lojë, Endrit Marku dhe D.Rapo.

Përfundon pjesa e parë! 

43’ Provon mesfushori Deliu me një gjuajtje të befasishme, por topi shkon jashtë kuadratit.

40’ Me fat Laçi në këtë moment. Tentativa e izraelitëve, për fat të mirë të ekipit shqiptar shkon në rrjetën e jashtme.

38’ Shumë pak raste të rrezikshme në portat respektive, me të dyja skuadrat që tregohen të kujdesshme, në prapavijë.

32’ Deliu ndëshkohet me karton të verdhë për faull taktik në mesfushë. Gjyqtari nuk e fal.

26’ Moment i vështirë në portën e Hapoelit, Deliu lëviz bukur nga e djathta, harkon një top të rrezikshëm në zonë, por largon një prej mbrojtësve izraelitë. Minuta të mira për Laçin.

24’ Laçi fiton goditjen nga këndi me Lushkjan, i cili tentoi të shërbente për Nuabuezen, por topi u devijua.

21’ Hapoel Ber Sheva, fiton goditjen e parë nga këndi, pas devijimit të topit nga mbrojtësi Selmani.

20’ Laçi provon të avancojë para, duke ushtruar presion në zonën e izraelitëve, por mungojnë gjuajtjet e rrezikshme në portën kundërshtare.

14’ Goditje dënimi për Hapoelin nga krahun i djathtë, topi harkohet në qendër të zonës, por grushton mjaft mirë Sherri.

8’ Të pozicionuar mjaft mirë futbollistët e Laçit që nuk i lenë shumë hapësira futbollistëve të Hapeol.

3′ Laçi jep shkëndijën e parë me Xhixhën, gjuajtja e sulmuesit shkon jashtë kuadratit.

1′ Ka startuar sfida!

FORMACIONET ZYRTARE: 

Laçi: Sherri, Marku, Selmani, Ignjatoviç, Turkaj, Deliu, Shehu, Lushkja, Teko, Nuabueze, Xhixha. Trajner: A. Cungu.

Hapoel Ber Sheva: Levita, Dadia, Taha, Migel Vitor, Goldberg, Josefi, Kabha, Jozue, Sallaliç, Shuiro, Akolace. Trajner: Zh. Abukasis.

Laci


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto