(LIVE) Nëntë orët e ardhshme kritike / ‘Përbindëshi’ prek Greqinë, ja si do të jetë ecuria e ciklonit në vendin fqinj

09:43 18/09/20202min128
Screenshot_1-82

Brigjet greke janë prekur tashmë nga cikloni, i shoqëruar me erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm. Kefalonia, Ithaca dhe Zakynthos në Greqi janë  tashmë në vorbullën e ciklonit.

“Ka dëme por ato nuk kanë rrezikuar jetën e njerëzve”, tha së fundmi zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias, pas takimit në mëngjes të Mbrojtjes Civile, në lidhje me ecurinë e motit të keq.

Ne mbetemi në gatishmëri absolute,” tha nënsekretari i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, duke paralajmëruar momentin kritik dhe duke deklaruar se 9 orët e ardhshme do të jenë shumë kritike, shkruan Kathimerini.

Sipas Hardalias, priten fenomene të tjera të motit intensiv dhe reshje të mëdha shiu.

Siç përmendi ai, ndërprerjet e energjisë janë regjistruar në Zakynthos, Kefalonia dhe Ithaca, megjithatë, po punohet për ta rikthyer atë.

“Cikloni do të qëndrojë në perëndim për 6-9 orë dhe më pas do të lëvizë në jug“, shtoi ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto