LIVE| Kosovë-Greqi/ Gafë e portierit, Bernard Berisha ngushton shifrat me një supergol (VIDEO)

22:38 06/09/20205min106
bernard berisha

Kosova luan në “Fadil Vokrri”ndaj Greqisë ditën e sotme, në një ndeshje që pritet të jetë e luftuar nga të dyja skuadrat.

bandicam 2020-09-06 20-47-49-113

 

“Dardanët” do të kërkojnë me çdo kusht fitoren në këtë ndeshje dhe të tentojnë të përsërisin suksesin e edicionit të kaluar në Ligën e Kombeve.

Përfaqësuesja e drejtuar nga Bernard Shaland synon të shënojë fitoren e parë në këtë edicion të Ligës së Kombeve, pas barazimit me Moldavinë.

Në anën tjetër, edhe grekët synojnë fitore pas barazimit me Slloveninë në ndeshjen e parë dhe për këtë arsye pritet që të dyja përfaqësueset të bëjnë një lojë të hapur.

LIVE| KOSOVË-GREQI 1-2

Bernard Berisha 82’/ Limnios 2′, Siovas 51

KOMENTI LIVE:

82′ GOOOOL KOSOVA 1-2! Spektakolar Bernard Berisha, i cili përfiton nga një pakujdesi e portierit të Greqisë pas krosimit të Hadergjonajt dhe dërgon topin në rrjetë më një goditje të bukur.

Goli i Berishes on Vidnews.

73’ Tjetër gabim në mbrojtjen e Kosovës që lënë të lirë në zonë Kuluris, i cili godet fortë me kokë, por topi shkon jashtë.

58′ Largohet edhe Vojvoda dhe vendin e tij e zë Rashkaj. Zëvendësim edhe te Greqia, largohet Fortunis për Masuras.

54’ Zëvendësim i dyfishtë te Kosova. Shaland largon nga fusha e lojës Arbër Zenelin dhe Besar Halimi, për të futur në fushë Bernard Berishën e Florent Hasanin.

51’ GOL GREQIA 0-1! Shënojnë edhe golin e dytë miqtë. Përgjumje e mbrojtjes së Kosovës, me Siovas që përfiton nga kjo dhe e dërgon topin në rrjetë

Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

45+4 Tjetër rast i mirë për dardanët, me Rrahmanin që provon me kokë pas nëj pasimi perfekt të marrë në zonë, por pret portieri kundërshtar.

45+3’ Rast shumë i mirë për Kosovën, me Halimin i cili pas një pasimi të marrë nga Valon Berisha gjuan fort, por topi shkon jashtë.

42’ Minuta të qeta deri tani, me të dyja skuadrat që kanë rrezikuar shumë pak njëra-tjetrën.

40′ Zëvendësim i detyruar te Greqia. Largohet nga loja i dëmtuar Stafilidhis, për t’i lënë vendin Siovas.

30′ Halimi lëshon një top të bukur në zonën e rreptësisë, por Zeneli nuk e shfrytëzon.

15’ Rrezikojnë grekët me Bakasetas, i cili lëshon një gjuajtje të fortë në hyrje të zonës, por pret Ujkani.

10’ Mundësi e artë shënimi për Kosovën, me Zenelin përfiton nga një gabim në mbrojtjen kundërshtare, por dështon në fund për ta dërguar në rrjetë topin.

2’ GOL GREQIA 0-1. Start katastrofik për Kosovën, të cilët ndëshkohen me gol që në minutën e dytë. Limnios bën një gjuajtje të fortë, pret fillimit Ujkani, por me topin e kthyer, lojtari grek ia del ta dërgojë topin në rrjetë.

Starton sfida në “Fadil Vokrri”!

FORMACIONET ZYRTARE:

KOSOVA: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Halimi, Dreseviç, Valon Berisha, Celina, Nuhiu, Zeneli. Trajner: B. Shaland

GREQIA: Barkas, Bakakis, Svarnas, Stafilidhis, Janopulis, Kurbelis, Zeka, Fortunis, Bakasetas, Limnios, Kuliris. Trajner: Xh. Ship.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto