LIVE| Kazakistan-Shqipëri/ Pjesë e parë e vakët, Kombëtarja e Rejës nuk bind (VIDEO)

15:52 11/10/20205min133
bandicam-2020-10-11-14-57-09-024

Është duke u luajtur në Almati, përballja mes Kazakistanit dhe Shqipërisë, e vlefshme për Ligën C, Grupin 4, të Ligës së Kombeve. Një ndeshje ku kuqezinjtë e Edi Rejës do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, kjo edhe pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Lituanisë në “Air Albania”, muajin e kaluar.

Shqipëria kërkon të dalë e para e grupit dhe për këtë arsye, ditën e sotme do të kërkohet vetëm fitorja, për të vazhduar më tej. Përsa i përket formacionit, në fushë do të jenë 3 debutues, si Broja në sulm, Kalaku në mesfushë dhe Kumbulla në mbrojtje.

Ndërkohë që vendin e Elseid Hysajt në krahun e djathtë e mere Federik Veseli, me Rejën që ka preferuar këtë të fundit para Memollës apo Lenjanit, që gjithsesi pozicionin natyral e kanë në krahun e majtë.

LIVE: KAZAKISTAN – SHQIPËRI 0-0

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet pjesa e parë.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

43′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Dermaku, mbrojtësi nuk është dakord me vendimin e gjyqtarit.

41′ Broja ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

39′ Mbyllje fantastike e Gjimshitit në mbrojtje, që sfumon një rast të rrezikshëm të kazakëve.

35′ Tjetër goditje këndi për Shqipërinë, kësaj here e fiton Manaj.

33′ Goditje dënimi për Shqipërinë nga e majta, harkon Trashi drejt zonës, por largojnë futbollistët e Kazakistanit.

32′ Bistrov ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Trashit.

30′ Kallaku lëviz bukur në hyrje të zonës, provon me të djathtën, por gjuajtja e tij ishte e lehtë dhe përfundon drejt e në duart e portierit.

27′ Gabime të shumta në pasime nga të dyja ekipet. Edhe pse Shqipëria shfaqet më kërkuese në këto minuta, mungojnë rastet e rrezikshme në portën e kazakëve.

22′ Sumjumbajev ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Abrashit.

21′ Rrezikojnë kazakët me Kuat, mbrojtja e futbollistit vendas, devijohet në këndore nga Etrit Berisha.

20′ Trashi harkon një top të rrezikshëm në qendër të zonës. Nuk arrin dot Broja ta devijojë me kokë.

14′ Broja shpërthen bukur nga e majta, duke u futur brenda zonës, por topi del fillimisht jashtë vijave. Rivënie fundore për kazakët.

11’ Harkim i Trashit nga e majta në zonë për Manajn, i cili nuk arrin të devijojë për të çuar sferën drejt portës vendase.

8’ Tronditet traversa e Kazakistanit. Vendasit për pak sa nuk shkaktojnë një autogol, pas harkimit nga këndi nga ana e Trashit.

7′ Veseli fiton goditjen e parë nga këndi për Shqipërinë. Pranë topi Lorenc Trashi për ta ekzekutuar.

3′ Momente të rrezikshme në portën e Berishës, pas një harkimi nga këndi, gardiani i Kombëtares shqiptare, kontrollon në vështirësi.

2′ Kazakët fitojnë goditjen e parë pas topit të larguar nga Trashi në këndore.

1′ Ka startuar përballja!

Formacionet zyrtare:

Kazakistani: (5-3-2)  Pokatilov, Bistrov, Maroçkin, Jernalov, Kerimzhanov, Sumjumbajev, Kuat, Tagibergen, Abiken, Zainutdinov, Aimbetov.  Trajner: M. Bilek.

Shqipëria: (3-5-2) Berisha, Kumbulla, Gjimshiti, Dermaku, Trashi, Veseli, Bare, Abrashi, Kallaku, Broja, Manaj. Trajner E. Reja.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto