Listat e hapura/ Të hënën mblidhet komisioni dhe këshilli politik

12:16 12/09/20201min54

keshilli-politik-1-696x522

Përfaqësues i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka thirrur mbledhjen e këshillit politik më 14 shtator 2020, në të njëjtën ditë kur është thirrur për tu mbledhur edhe Komisioni parlamentar për çështjet ligjore.

Komisioni që do të mblidhet paradite do të ngrejë një grup pune për reflektimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor, ndërsa këshilli politik është thirrur për tu mbledhur në orën 18:00 në ambientet e sallës ovale të Pallatit te Kongreseve.

Në seancën e datës 30 Korrik 2020, Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin për ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nismë e 28 deputetëve të opozitës parlamentare.

Këto ndryshime në Kushtetutë sanksionuan hapjen e listave të kandidatëve dhe do të nisë puna që këto ndryshime kushtetuese të reflektohen në Kodin Zgjedhor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *