Listat e gjendjes civile/ Alibeaj me tone të ashpra ndaj Lleshajt: Injoranca nuk është alibi për t’i shpëtuar ndëshkimit ligjor, lexo ligjin

15:18 30/09/20202min101
Enkelejd-Alibeaj-scaled-1-1920x1280

Kanë vijuar përplasjet në distancë mes PD dhe Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj sa i përket listave të zgjedhësve dhe adresat për vendbanimin.

Në një regim të fundit PD akuzon Lleshajn se mashtron për listat dhe i sugjeron të lexojë ligjin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj, shkruan se “Injoranca nuk është alibi për t’i shpëtuar ndëshkimit ligjor!!” dhe i kujton Lleshajt nenin 46 të Kodit Zgjedhor

Postimi i plotë:

I KAPUR NE FLAGRANCE!

Sandër Lleshaj paska mashtruar sërish për skandalin e manipulimit të listave të gjendjes civile dhe listave të zgjedhëseve!

Si i pandehur i kapur në flagrancë, u përbetoka se lista e zgjedhësve nuk do të ndryshojë. Dhe po si të pandehurit që krimin e çojnë deri në fund, rrëfen se do të zhvendosë 300 mijë qytetare nga vendbanimi i tyre.

Injoranca nuk është alibi për t’i shpëtuar ndëshkimit ligjor !!

Mësimi i parë, për këdo zyrtar shteti është: lexo ligjin, lexo ligjin dhe lexo ligjin!

Për Lleshajn dhe të gjithë ata që duan të manipulojnë listat e zgjedhësve, të lexojnë nenin 46 të Kodit Zgjedhor. Aty tregohet se si krijohen listat e zgjedhësve: krijohen nga REGJISTRI i GJENDJES CIVILE, ku elementi “vendbanim” është thelbësor!!-shkruan Alibeaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto