Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Vincenzo Del Monaco vuri në dukje se  gazetaria nuk duhet marrë si e mirëqenë por është pjesë e mozaikut demokratik dhe nxitës i progresit.

Gjatë fjalës së tij  në konferencën e organizuar nga OSBE “Gazetari në kohë krizash”, Del Monaco tha se gazetarët duhet të punojnë të sigurt dhe të mbështesin gazetarinë e bazuar në fakte.

Hera e fundit që Shqipëria organizoi këtë konferencë ishte në 2013. Ishte viti i parë që vizitova këtë vend të mrekullueshëm dhe dashuria ime për popullin shqiptar ka nisur që atëherë. Gazetaria në kohë krizash është për fat të keq një titull i përshtatshëm. Nuk do ta përmend se si pandemia ndikon funksionimin e institucioneve demokratike. Aktualisht po përjetojmë një sërë krizash brenda dhe përtej OSBE-së. Gazetaria është një pjesë thelbësore e mozaikut demokratik dhe nxitës i progresit demokratik. Ne duam t’i mbajmë sytë tek panorama e madhe dhe kjo përqendrohet tek individët që punojnë për një shoqëri të hapur dhe që punojnë për një rend të sigurt botëror. Progresi i medias me 20 vjet më parë është përtej çdo kundërshtimi. Liria e medias nuk duhet marrë e mirëqenë në asnjë vend të botës. Pengesat duhen trajtuar shpejt dhe në mënyrë serioze. Gazetarët duhet të punojnë të sigurt, të mbështesin gazetarinë në fakte, të sigurohet pavarësia e gazetarëve”, tha ambasadori i OSBE.