Linte qelinë për 20 ditë, vdes nga Covid-19 i dënuari i dytë në burgun e Drenovës

21:35 09/09/20201min29
covid19-696x392

Një tjetër i dënuar në burgun e Drenovës ka ndërruar jetë nga Covid-19.

Sipas Abcnews, bëhet fjalë për një 47-vjeçar me shtetësi maqedonase, i cili nuk ka mundur t’i mbijetojë virusit.

Mësohet se të dënuarit që ka ndërruar jetë i kishin mbetur vetëm 20 ditë për të përfunduar dënimin.

47-vjeçari kishte qenë në të njëjtën qeli Caush Banajn, i cili ndërroi jetë të hënën në mbrëmje në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Mësohet se 47-vjeçari ndërroi jetë në burgun e “Shënkollit” në Lezhë, ku ishte dërguar për kurim pasi burgu në fjalë është kthyer në spital Covid për të dënuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto