Lihet mënjanë çështja e Detit/Gent Cakaj zbardh takimin me ministrin e Jashtëm grek: Greqia do të…

13:08 20/10/20203min139
122331373_2752534791682811_14943785779727934_n

Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj ka zbardhur takimin me homologun grek Nikos Dendias.

Në postimin e tij, Cakaj nuk ka përmendur në asnjë rresht çështjen e Detit edhe pse është një nga arsyet kryesore të vizitës së ministrit të Jashtëm grek.

Cakaj thekson vetëm se “Greqia, do të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë si anëtare jo e përherëshme e Këshillit të Sigurimit 2022-2023.”

Postimi i plotë:

Sot me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, vlerësuam lart bashkëpunimin mes vendeve tona dhe theksuam fort rëndësinë e zgjidhjes së të gjitha çështjeve dypalëshe

Duke marrë parasysh strukturat mbështetëse të Shqipërisë, vlen të theksohet se Greqia mbështet mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, duke marrë parasysh arritjet domethënëse të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

Greqia, po ashtu, do të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë si anëtare jo e përherëshme e Këshillit të Sigurimit 2022-2023.

Shqipëria dhe Greqia do të shtojnë ritmin e punës së përbashkët e do të thellojnë bashkëpunimin në çdo fushë të interesit të ndërsjellë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto