
Presidenti Ilir Meta i përgjigjur mjaft ashpër deklaratave të bëra shpesh nga Kryeministri Rama apo edhe numri 2 i socialistëve Taulant Balla, se shumë shpejt në Kuvend do të shkojë një ligj për Presidentin.
Ky ligj parashikon kufizime në kushtetutë, sa i përket kompetencave të Presidentit.
Meta ka kërcënuar me shpërndarje të parlamentit.
“Nuk ka ligj kushtetues të dalë nga një parlament antikushtetues që pengon të drejtën e presidentit për të mbrojtur kushtetutën. Unë jam presidenti i popullit të 2 marsit as i opozitës as i LSI-së. Këtë punë e zgjidhim më 25 prill, nëse duan i shpërndajë para 25 prillit dhe të mos dinë ku të futen. Le ta provojnë, unë këtu jam. Kush i pengoi të më shkarkonin mua? le ta provojnë nëse duan do shkarkohen nga unë apo jo. Presidenti respekton Kushtetutën dhe jo grushtin e shtetit”, është shprehur Presidenti Meta