Ligji i ri/ Ja kur lejohet ta hiqni maskën, kategoritë që përjashtohen

12:35 14/10/20204min177
Screenshot_53-1

Insituti i Shëndetit Publik ka dhënë këtë të mërkurë detaje lidhur me aktin e ri normativ për parandalimin e përhapjes së Covid-19, i cili hyn në fuqi ditën e enjte më 15 tetor. Drejtoresha e ISHP, Albana Fico ka bërë të ditur edhe rastet se kur nuk mund të mbahet maska dhe kategoritë që përjashtohen nga detyrimi.

Rastet kur është e lejueshme që maska të hiqet:

  1. Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë, etj
  2. Gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset.
  3. Gjatë procesit të manipulimeve dentare por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset.
  4. Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetare
  5. Nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (trasparente).
  6. Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli
  7. Nga punëtorët që punojnë në ambjnte të jashtme, gjatë procesit të punës kur sigurohet distance fizike jo më pak se 1.5m.
  8. Nga të ftuarit në emisonet televizive me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.

RASTET PËRJASHTIMORE TË PËRDORIMIT TË BARRIERËS MBROJTËSE (MASKËS) janë:

  1. Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes*).
  2. Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës*).
  3. Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive.
  4. Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë.
  5. Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të
  6. Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det.
  7. Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes.

* Atyre që për shkak të moshës, shëndetit ose për arsye të paaftësisë nuk bartin maskë, do t’u kërkohet dokumentacioni shëndetësor që verifikon statusin aspo vërtetimi respektiv.

Këto ishin rregullat e reja që kemi përcaktuar në udhëzimin e Institutit të Shëndetit Publik.

Ju rikujtojmë se mbajtja e maskës është E DETYRUESHME në cdo ambient jashtë shtëpisë dhe moszbatimi i kësaj masë do të ketë penalitete sipas Aktit Normativ me 3 mijë lekë për shkelësit për herë të parë, dhe 5 mijë lekë për shkelje të përsëritur.

Kërkojmë edhe një herë bashkëpunimin e qytetarëve për zbatimin e masave dhe protokolleve të sigurisë me qëllim mbrojtjen e shëndetit, për të kufizuar sa më shumë përhapjen e koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto