Ligji i ri/ Burg për meshkujt që dërgojnë foto intime

17:59 13/10/20201min190
123-1-1

Burrat që dërgojnë foto të organeve të tyre gjenitale do të dënohen duke filluar nga 6 muaj.

Ky është ligji më i ri i propozuar në Finlandë.

Ministrat duan të ndryshojnë ligjet mbi ngacmimet seksuale të vendit duke përfshirë dërgimin e imazheve të qarta, së bashku me ngacmimet verbale dhe me tekst. Sipas ligjeve aktuale, ngacmimi seksual quhet vetëm nëse ka prekje fizike.

Hulumtimet kanë treguar që ngacmimet seksuale në internet janë të përhapura, duke përfshirë dërgimin e imazheve seksuale.

Një studim i këtij viti zbuloi se 51% nga 14,000 vajza dhe gra të reja të anketuara në të gjithë botën , kishin përjetuar ngacmime seksuale në internet.

Sami Kiriakos, nga Ministria e Drejtësisë e Finlandës, tha se ligji i ri mund të miratohet duke nisur nga viti i ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *