‘Ligjet’ rrëzojnë dekretin e Metës për kthimin e ligjit ‘’Për pronat e paluajtshme të shtetit’’, vetëm një deputet votoi pro

17:15 21/09/20201min46

Komisioni i Ligjeve

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthim të ligjit për “Pronat e paluajtshme të shtetit”. Meta e ktheu këtë ligj që në muajin gusht, teksa paralajmëroi edhe disa ditë më parë Kuvendin të reflektojë për këtë ligj dhe ta rishikojë.

Sipas kreut te shtetit, ky ligj krijon mundesine e abuzimeve me pronat, cenon parimet kushtetuesembi te drejten e prones dhe rrezikon të shkaktojë problematikë me të drejtën e gëzimit dhe posedimit të pronës sipas titujve të fituar të pronësisë. Ndërkohë në Komisionin e Ligjeve të gjithë votuan kundër, përveç Korab Litës që votoi pro dekretit të Metës.

Tashme pritet që deputetët e Kuvendit të Shqipërise të votojnë në seancën e ardhshme, dekretin e Presidentit të Republikës, ku sipas gjasave, votimi do të jetë kundër, duke bërë më pas që ky vendim automatikisht të publikohet në faqen zytare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto