Liga Profesioniste e Futbollit merr vendimin për kampionatin, ja çfarë do të ndodhë

14:02 12/10/20201min116
liga

Liga e Profesionistëve ka vendosur sot në unanimitet të vazhdojë bojkotin e kampionatit të futbollit.

Vendimi është bërë publik sot pas takimit të zhvilluar në ambientet e “Air Albania”, ku i pranishëm ishin përfaqësues të klubeve të Superiores, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, me shefin e garave, Marjus Sulejmani si dhe Presidenti i Ligës, Edvin Libohova.

Presidenti i Ligës, Edvin Libohova u shpreh sot se qëndrimi është i pandryshuar dhe se Liga Profesioniste do të jenë në pritje të takimit me Qeverinë për të zgjidhur kërkesat e tyre.

“Pas diskutimeve u vendos që të vazhdojnë, deri në momentin e zgjidhjes së kërkesave. Jemi në pritje të një takimi me qeverinë. Vendimi për të vazhduar bojkotin ishte unanim”, tha Libohova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto