Liga e Kombeve/ Portugalia dhuron spektakël, Mbape nderon Francën. Bind edhe Belgjika, ja rezultatet dhe golat (VIDEO)

23:36 05/09/20207min92
portugalia

U luajtën mbrëmjen e sotme 3 supersfidat e vlefshme për Ligën e Kombeve. Portugalia dhuroi spektakël ndaj Kroacisë duke e mposhtur me rezultatin 4-1, në një përballje të dominuar totalisht nga luzitanët.

Portugalia goli

Kanselo, Jota, Zhoao Feliks dhe Andre Silva ishin autorët e golave për skuadrën e Santos. Edhe pse pa Ronaldon në fushë, Portugali arriti të bindte, duke e bërë që mos ndihej mungesa e yllit të Juventusit. Në sfidat e tjera, Franca dhe Belgjika triumfuan në transfertë, përballë Suedisë dhe Danimarkës.

Mbape

Kampionët e Botës, iu falën golit të Mbape në minutën e 41-të, ndërkohë që Grizman, humbi një penallti në minutën e 95-të. Fitore e merituar edhe për Belgjikën, me rezultatin 0-2. Nga një gol për secilën pjesë, me autor, Denajer dhe Mertens.

Belgjika

REZULTATET: 

PORTUGALI – KROACI 4-1

Kanselo 41′ , Jota 58′, Zhoao Feliks 70′, Andre Silva 90+5  / Petkoviç 90+1′

SUEDI – FRANCË 0-1

Mbape 41′ 

DANIMARKË – BELGJIKË 0-2

Denajer 9′ , Mertens 77′ 

 

FORMACIONET ZYRTARE:

PORTUGALI – KROACI 

Portugalia

SUEDI – FRANCË

Suedi

DANIMARKË – BELGJIKË

Danimarka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *