Lidhte martesa e më pas i dërgonte ushtarë për ISIS, jepet vendimi për Lubjana Gjeçajn

11:30 08/09/20201min97
cccccccccccccxx-696x392

Arrest në burg për 40 ditë, ka vendosur Gjykata Penale e Tiranës për Lubjana Gjeçaj, e arrestuar pak ditë më parë.

43-vjeçarja akuzohet për ”Organizatë me qëllime Terroriste”,pasi rekrutonte luftëtarë për shtetin islamik të ISIS-it që u godit nga autoritetet italiane në korrik të vitit 2015 me Operacionin ‘Martesa’.

Së bashku me 4 shqiptarë të tjerë, ajo ishte pjesë e grupit që kryente martesa mes të rinjve dhe i dërgonte ata në Turqi, dhe më pas në Siri për të luftuar për Shteti Islamik.

Lubjana Gjeçaj është në dijeni të vendimit për dënimin e saj në Itali me 3 vite burg, teksa ka kërkuar që dosja e saj të transferohet në Tiranë, për shkak se është nënë e tre fëmijëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto