Lidhja me drogën/ Kush është shqiptari që iu bë atentat një ditë më parë në Itali (EMRI)

15:27 21/09/20201min108
spari-spiaggia-torvaianica-1-2-696x392

Shqiptari i cili u qëllua ditën e djeshme me armë zjarri teksa po kalonte fundjavën në bregdet, është në gjendje të rëndë për jetën. Sipas mediave Italiane ai është identifikuar si Selavdi Shehaj, 38 vjeç dhe është shoqërues i pronarit të biznesit ‘Bora Bora Beach’ në bregdetin e Sirenave në Torvaianica.

Ndërhyrja kirurgjikale për për të nxjerrë plumbin nga zona cervikale ka zgjatur plot 4 orë, teksa gjendja e tij mbetet shumë e rëndë e rrezikon të paralizohet.

Si ndodhi ngjarja.

Sipas mediave në Itali, rreth orës 10.30 të së dielës, dy persona me fytyra të mbuluara mbërritën me një skuter  pranë një fabrike në Torvaianica afër Romës. Njëri hyri në plazh, i armatosur me një pistoletë, ndërsa bashkëpunëtori po priste jashtë me motorin të ndezur gati për arratisje. Pavarësisht nga disa njerëz të pranishëm në atë kohë, sulmuesi tërhoqi këmbëzën dy herë dhe plagosi Selavdi Shehaj në shpinë, e më autorët u larguan me shpejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto