Liderja femër më e re botërore braktis samitin e BE-së, vetëizolohet për shkak të Covid-19

16:44 16/10/20201min110
download - 2020-10-16T164410.849

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, la sot një nga samitet e Bashkimit Evropian për t’u vetëizoluar pasi kishte qenë në një takim me një deputet finlandez, i cili doli pozitv me Covid-19.

Marin, liderja femër më e re botërore (34 vjeç), po kthehej nga Brukseli një ditë pasi Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, braktisi takimin për të njëjtat arsye.

Marin tha se ajo ishte larguar nga takimi i Këshillit Evropian si një ‘masë paraprake’ dhe i kërkoi kryeministrit të Suedisë, Stefan Lofven të mbulonte interesat e Finlandës.

Marin do të kthehet në Finlandë, ku do të testohet për Covid-19 dhe do të izolohet në rezidencën kryeministrore në Helsinki.

Ndërkohë, kryeministri i Danimarkës, Mette Frederiksen, ka kundërshtuar që takimi i BE-së të mbahet fizikisht në një kohë kur Evropa po lufton me një ringjallje të virusit.

“Ky takim duhet të ishte mbajtur si një video konferencë.”,-u tha Frederiksen gazetarëve kur mbërriti në Bruksel për takimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto