Lideri historik i PD feston sot ditëlindjen / Ja parashikimi i Stresit se kur do të vdesë Sali Berisha…

10:00 15/10/20202min260

Ish-Kryeministri i Shqipërisë dhe ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, feston sot ditëlindjen e tij të 76-të.

E me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, rrethi i ngushtë shoqëror dhe familja, teksa vendosi që një ditë si kjo ta shënojë përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale në krah të bashkëshortes së tij, Lirie Berisha.

Postimi i Berishës:

“Miq, sot 76 vjeç! Mirënjohje të pakufishme Zotit, familjes dhe të gjithe atyre që me dashurinë, miqësinë, besimin dhe mbështetjen kanë qenë dhe janë eleksiri i udhëtimit tim jashtë imagjinate 76 vjeçar. Zoti ju bekoftë!“, ka shkruar Berisha në Facebook.

Urimi i Stresit:

Një urim i përzemërt për Doktori Berishën ka bërë edhe reperi i njohur, Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili publikoi të njëjtën fotografi në rrjetet sociale, teksa e shoqëron me mbishkrimin:

“Shpresa vdês e parafundit i fundit vdês ti … Qofsh i lumtur përgjithmonë u bëfsh 1000 vjeç. 76 si 46”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto