Lëvizje në Policinë e Qarkut të Korçës, njëri prej drejtorëve merr drejtimin e ‘Shqiponjave”

11:49 04/11/20201min89
policia-korce-300x194

Burime pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Korçës bëjnë më dije për gazetaren e “BalkanWeb”, Lorena Kodra, se largohen 2 shefa komisariatesh, përkatësisht ai i Pogradecit dhe ai i Korçës. Niko Palla tashmë prej 3 vite e gjysmë si shef i komisariatit të Pogradecit shkon në drejtorinë e policisë në Elbasan.

Burime të sigurta thanë se Palla në Elbasan mund të jetë shef rendi, ndërkohë që zëvendësohet nga Artur Ebaj, shef i Komisariatit të Krujës.

Përsa i përket komisariatit të Korçës, shefi i këtij komisariati, Florian Dano, i cili ka më shumë se 3 vite në këtë post, shkon në kryeqytet, në krye të njësisë së Shqiponjës, ndërkohë Krenar Gjokutaj vjen në Korçë.

Burime bëjnë të ditur se mundet te ketë edhe lëvizje të tjera, ndërkohë që pritet edhe një deklaratë nga Policia e Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto