Lëvizja e fundit nga Jozefina Topalli, Arben Ristani del me deklaratën e papritur: Ende nuk e dimë …

23:41 26/10/20203min212
-640-0-5f97340eee4bb

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani i pyetur si një figurë e vjetër e Partisë Demokratike për partitë e reja brenda gjirit opozitar, tha se selia blu e ka lirinë në themel.

Sipas tij motivi i përbashkët është largimi i Ramës dhe gjithësecili që e ka kuptuar që qeverisë aktuale i ka ardhur fundi, PD-ja e ka treguar gjithmonë se ka gjetur mënyrën për t’u ribashkuar.

‘Që nga momenti që ne dolëm nga komunizmi dhe vendosëm të ndërtojmë demokracinë, krijimi i partive politike është një liri e parashikuar edhe në Kushtetutë. Kjo është demokracia në veprim.Ndërsa nga ana tjetër, historia e Partisë Demokratike, ka qenë e tillë qëkur ajo është krijuar, ju mbani mend një grup nismëtarësh të Partisë Demokratike, që krijuan Aleancën Demokratike. Është në genin e partisë Denokratike liria.

Janë njerëz të lirë të cilët mendojnë se mund t’i shërbejnë politikës duke krijuar partitë e tyre.  Sigurisht që në rast se nuk do të kishte ndryshime të Kodit Zgjedhor dhe të Kushtetutës, që Rama kësaj iu tremb, që PD-ja edhe pse ka këtë liri edhe në krijimin e partive të tjera, gjithmonë  e ka gjetur mënyrën për t’u ribashkuar, qoftë edhe në komisione të mëdha, për të arritur fitoren. Dhe Rama duke ditur mirë këtë, pikërisht ndaj ka ndryshuar ligjin elektoral dhe kushtetutën.Të mos përqendrohemi tek Znj. Topalli, sepse nuk e dimë saktë nëse bëhet fjalë për një parti të re politike, apo jo. Unë e ndoqa në ato se çfarë u tha në media dhe nuk flitet për ndonjë parti politike. Kjo është e rëndësishme.Në respekt të lirisë së tyre për të krijuar atë se çfarë mendojnë ata të vlefshme, të gjithë duhet të biem dakord se pushteti i krijuar sot nga Rama dhe Rilindja, është më i keqi që kanë pasur ndodnjëherë shqiptarët.”-tha Ristani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto