(LETRA) Revoltë në burgun e Peqinit, të dënuarit letër Ramës, Metës e Ruçit: Jeni ju pas çdo krimi tonin, tani…

12:00 28/09/20204min178
1587649275_1544002516burgu

Të dënuarit në burgun e Peqinit kërkojnë amnisti për uljen e dënimeve të tyre, nën pretendimin se pas çdo krimi të kryer nga ata, qëndron shteti.

Ata i kanë dërguar një letër Kuvendit të Shqipërisë, Presidentit të Republikës, Kryeministri të Shqipërisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, ku kërkojnë amnisti të përgjithshme dhe përgjysmim të dënimeve dhe dënimet me burg të përjetshëm të ulen në 20 vite.

LETRA E PLOTË:

Ne të burgosurit e burgut të Peqinit, duke marrë shkak situatën e rëndë ekonomike të familjeve tona, situatën e paprecedentë në gjykatat shqiptare dhe padrejtësitë e bëra nga sistemi i drejtësisë në këto tre dekada ku shteti vetë ka qenë një ndikues i madh në krimet dhe dënimet tona, pasi:

 

– pas pothuaj çdo vrasjeje qëndron edhe faji i shtetit që i pajisi të gjithë me armë,

– pas pothuaj çdo prodhimi apo trafikimi droge qëndron edhe faji i shtetit që nxiti këtë aktivitet për ta shfrytëzuar për fushata elektorale,

– pas pothuaj çdo vjedhjeje apo grabitjeje qëndron edhe faji i shtetit që nuk krijoi mundësira të tjera jetese.

Pas situatës absurde të burgjeve shqiptare, ku numri i të burgosurve për numër popullsie ia kalon dyfishit të mesatares së Europës, qëndron edhe faji i shtetit që e la sistemin e drejtësisë në duart e gjyqtarëve dhe prokurorëve të paaftë dhe të korruptuar ku më shumë se gjysma e tyre janë shkarkuar në procesin e vettingut, kërkojmë miratimin e një amnistie të përgjithshme ku:

1-  Të gjithë dënimet e dhëna ndaj të burgosurve aktualë të përgjysmohen.

2- Të gjithë dënimet me burgim të përjetshëm të dhënë ndaj të burgosurve aktualë të kthehen në 20 vite burgim.

3- Të gjithë të paraburgosurit aktualë të kenë të njëjtat përfitime sa më sipër pas dhënies së vendimit nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto