Letra e 14-vjeçarit Fidel Castro, për presidentin amerikan: Shoku im i dashur Roosevelt, m’i dërgo 10 dollarë!

13:52 18/10/20202min181
Fidel-2-780x439

Në nëntor të vitit 1940, rreth 13 vjet përpara se të udhëhiqte revolucionin që do të rrëzonte Fulgencio Batistan, Fidel Castro i shkruajti një letër presidentit të atëhershëm të ShBA-së, Franklin D. Roosevelt, ku i kërkoi një kartëmonedhë 10-dollarëshe. Kërkesa e tij për para kish rënë në veshë të shurdhër. Letra u zbulua në vitin 1977 në Arkivin Kombëtar të ShBA-së. Castro më 1940 ishte 14 vjeç (jo 12 siç thuhet në letër). Një pjesë nga letra është si më poshtë:

Santiago de Cuba
6 Nëntor 1940
Drejtuar: Z. Franklin Roosevelt, President i Shteteve të Bashkuara.

Shoku im i dashur Roosevelt, unë nuk di shumë anglisht, por di aq sa për të të shkruar ty.

Më pëlqen të dëgjoj radion, dhe jam shumë i lumtur, sepse në radio kam dëgjuar se ti do të jesh president për një ‘periodo’ të re.

Unë jam 12 vjeç. Jam një djalë i vogël, por mendoj shumë. Nëse mundesh, më jep një kartëmonedhë 10-dollarëshe të gjelbër amerikane, në letër, sepse asnjëherë unë nuk kam parë një kartëmonedhë 10-dollarëshe të gjelbër amerikane dhe do të doja të kisha një nga ato.

Adresa ime është: Sr Fidel Castro Colegio de Dolores Santiago de Cuba Oriente Cuba

P.S. Nëse do hekur për t’i ndërtuar lirë anijet e tua unë do të të tregoj minierat më të mëdha të hekurit në vend. Ato ndodhen në Mayari Oriente Cuba”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto