“Lëri përrallat… dole në pension që 30 vjeçe”- plas sherri mes Kreshnik Spahiut dhe Rudina Hajdarit

10:00 18/09/20202min174
s1-6-1

Debate të forta u zhvilluan në Open në Top Channel teksa po diskutohej për mundësinë që ka Edi Rama për të marrë një mandat të tretë.

Një debat i fortë u zhvillua mes Kreshnik Spahiut dhe Rudina Hajdarit. Debati nisi kur Rudina Hajdari akuzoi Spahiun që po i bën reklamë Ramës.

Pjesë nga debati:

Rudina Hajdari: Si mund ta pranojmë në këtë. Kemi dy orë që flasim këtu për Edi Ramën duke i bërë reklamë. Nuk mund ta pranojmë që Rama del forcë e parë në zgjedhje.

Kreshnik Spahiu: Ndryshimet Kushtetuese i japin mundësi të dalë forcë e parë.

Rudina Hajdari: Nuk mund ta pranoj këtë. Je duke i bërë reklamë Edi Ramës. Nuk mund ta pranojmë këtë.

Kreshnik Spahiu: Lëri përrallat. Ti ke dalë në pension që 30-vjeçe. Me firmën që vendose më 5 prill i dhe mundësi Bashës, Ramës të rrinë në pushtet edhe për 30 vite.

Rudina Hajdari: Nuk qetësohem unë. Kemi 20 vite që flasim për të njëjtit persona. Në qoftë se problemi jam unë, unë largohem që tani. Por nuk jam problemi unë.

Kreshnik Spahiu: Qetësohu. Nën siglen e kujt do kandidosh ti që t’i thyesh këto që janë sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto