“Lëri fjalët, bëj punë konkrete”, Spahia-Manastirliut: Ofroni shërbime falas

16:23 15/10/20202min100
1534397564_SPAHIA1280x720-696x393

Pas thirrjes të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, drejtuar opozitës për të mos bërë politikë me pandeminë, ka reaguar ish-deputeti i PD Bardh Spahia.

Përmes rrjetit social FB, Spahia shkruan se pandemia nuk luftohet nga kolltuqet, me fjalë e me foto por me plan masash dhe punë konkrete.

Ndërsa i kujton Manastirliut planin e PD për të zgjidhur situatën, ish-deputeti thotë se duhet të shtuar numri i testimeve dhe të furnizojnë me maska falas 40% të popullsisë.

Reagimi i plotë:

“Pandemia nuk administrohet me fjalë, foto apo video nga kolltuqet e ngrohta dhe të sigurta të ministrisë së shëndetësisë.

Prandaj, lëri fjalët dhe fillo të bësh punë konkrete që mbrojnë mjekët, infermierët, mësuesit dhe qytetarët, ndihmojnë të sëmurët dhe familjet e tyre dhe bëjnë më të sigurta spitalet dhe shkollat.

Shtoni numrin e testimeve në të paktën 2500 në ditë dhe gjurmoni kontaktet!

Furnizoni me maska falas 40% të qytetarëve që jetojnë me 4 dollarë në ditë!

Pajisni spitalet me aparate oksigjeni dhe medikamentet anti-Covid, me pajisje mbrojtëse për mjekët dhe infermierët!

Ofrojuni falas paketën e trajtimit ambulator qytetarëve të sëmurë që trajtohen në shtëpitë e tyre!

Furnizoni me ujë 70% të shkollave që u mungon uji, me materiale higjenike!

Me fjalë, me shfaqje dhe me video nuk mbrohen dhe as shërohen qytetarët e sëmurë, as nuk ndalet përhapja e COVID.

COVID përmbahet me masa siç po marrin edhe vendet e rajonit”, shkruan Bardh Spahia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *