‘Lefter Zhidru njeri me rrezikshmëri të lartë’ / Shokon Artan Hoxha: Ja çfarë i shpëtoi jetën efektivëve të RENEA-s…

13:45 25/09/20205min301
Screenshot_1-107

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i ftuar në studion e ‘ABC News’ foli gjithashtu edhe për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit, ku mbeti i vrarë nga RENEA, 71 vjeçari Lefter Zhidru, pas rezistencës disaorëshe brenda në banesën e tij.

Hoxha u shpreh se nëse nuk do të ndërhyhej atëherë situata mund të përshkallëzohej dhe pasojat mund të ishin të mëdha.

Gjithashtu ai theksoi se problematik mbetej fakti se RENEA nuk ishte në dijeni se më çfarë personi kishin të bënin.

Sakaq gazetari Hoxha shton se Zhidru ishte një person i rrezikshëm pasi kishte aftësi të mira për të përdorur armën.

“Për këtë ngjarje kishte dy opinione, një ishte për zgjidhje përfundimtare për shkak se ka plagosur qytetarë të pafajshëm dhe gjithashtu tjetra ishte arritje e një negocimi. Por ndërkohë nuk ka të bëjë fakti se sa vjeç është, por aftësia që ka për të përdorur armën.

Në rastin konkret kishim të bënim me një personazh që kishte vendosmëri për të mos u dorëzuar dhe aftësi për të përdorur armët. Ajo që pamë dje nuk ishte një skenë që mund të zgjidhej shumë lehtë edhe pse synimi ishte që të shpëtohej.

Po ashtu një tjetër reagim ishte që përse u vra Zhidru dhe nuk u shpëtua. Dua të kujtoj që në SHBA një i ri që vetëm mbante armë nuk u tolerua , dhe në momentin që tentoi të drejtonte armën efektivëve u pa si një kërcënim për qytetarët. Pra nëse personi drejton armën ndaj dikujt tjetër është i rrezikshëm. Çfarë mund të bënte tjetër policia kur kishte montuar pesë mina? Pallati ishte pallat i vjetër, pra rrezikshmëria e këtij personi me ato çfarë u gjetën, ishte e lartë.

Kallashnikovi është një armë e frikshme. Por gjatë gjithë kohës së negocimit ai po përgatitej për diçka më të madhe. RENEA nuk e dinte çfarë arsenali kishte sepse nëse do të ishin në dijeni do të ndërhynin që në fillim. Sot do të flisnim për dëshmorë të atdheut, nëse nuk do të ndërhyhej. Ndjekja e procedurës nga RENEA bëri që ne sot të flasim vetëm për viktimën.

Është një procedurë standarde dhe në bazë të informacionit që RENEA mbledh nga vëzhguesit, banorët, snajperë bën edhe një analizë të situatës. Duhet të kuptojmë se para se të ndërhyjnë ata kanë në dorë planimetrinë  e godinës, pra e dinë se sa fortësi ka dera… Sakaq dera duke mos qenë metalike ishte e përshkueshme nga plumbat dhe ndërkohë ai qëllonte nga brenda dhe grupi i RENEA-s është goditur. Përgjegjësia e atyre dje ka bërë që ne sot të kemi minimumin e dëmeve”, tha Hoxha.

Gjithashtu gazetari Hoxha tha se një tjetër problem ishte edhe zgjatja e operacionit. Ndërkohë ai theksoi se Policia Lokale tregoi një dështim me këtë ngjarje, pasi sipas tij nuk kishte asnjë informacion për 71-vjeçarin.

“Problemi më i madh dje ishte zgjatja e operacionit. Ditën e djeshme u mor vendimi që të ndërpritej energjia elektrike, pasi 71-vjeçari nëpërmjet kamerave po mësonte detaje për vendosjen e pozicioneve të efektivëve të policisë. Ndërkohë do të quaja një dështim të policisë lokale, pasi nuk kishte asnjë informacion për 71-vjeçarin”, tha Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto