Lefter Maliqi/ Ramziu, Skenderbeu i Rilindjes dhe Hamzai i Partise Socialiste..

17:49 11/10/20205min145
Lefter Maliqi

Te dashur miq! Eshte e diel dhe doni te rrini larg politikes, por kur vjen puna te e Keqja e Madhe e Shqiperise, nuk duhet bere asnje dite pushim per ti treguar vendin. Mjafton te beni nje kerkim te thjeshte ne Google; ‘Edi Rama, tradhtar’, dhe aty te dalin shkrime dhe akuza pafund per tradhtite e ketij njeriu. Ky njeri pa din e iman, mban emrin tradhtar ne Kosove, ku bashke me vllaun e tij Vucic, bashkepunuan kunder interesave te Kosoves, qe nga shkembimi i territoreve, mini-shengeni (projekt jugosllav), taksa e Rruges se Kombit( qe tani thote se e ka bere qeveria e ketij) qe ndau shqiptaret ne dy anet e kufirit ku traret duhet te ishin hequr me kohe, e deri te bashkepunimi i fresket me Presidentin serb, qe ky i fundit gjoja e sulmon dhe ky i Zi shitet si patriot, vetem per perfitim elektoral. Ky Kryemafioz, qe i fut hundet gjithandej (si ne Mal te Zi, ku ishte vete serbi Vulin qe ia perplasi ne fytyre), kudo ku zgjat duart, e ben vetem per dy arsye; tradhti+perfitim personal. Ky tradhtar i interesave te kombit shqiptar, eshte fiks sic e ka komentuar para disa kohesh profesori i nderuar Paskal Milo: ‘Rama eshte Skenderbeu i Rilindjes dhe Hamzai i Partise Socialiste’. Por ne nje pike nuk jam dakord me kete percaktim, se ky njeri i Dal-Boje, nuk eshte as Hamza tradhtari, sepse ai pati nje fund me pendim, kurse ky as e ka ndermend kete gje, se po ta kishte, te pakten do shpetonte edhe ate PS qe ka mbetur. Ky tradhtar i poshter, po kerkon mandatin e trete per te copezuar trojet shqiptare e per te larguar nga vendi edhe kete pjese te shqiptareve qe ka mbetur, pasi edhe raporti i fundit nderkombetar, e renditi Shqiperine te dyten pas Sirise, per numrin e azilkerkuesve. ALARMANTE! Ky Kryemafioz e do mandatin e trete (sic e tha gazetarja e nderuar Sonila Meco), per te zhbere Partine Socialiste, pasi ne dy mandate punoi vetem per te larguar shqiptaret. Shqiperia po qeveriset nga krimi, bandat, droga, korrupsioni, oligarket dhe kjo duhet te marre fund, ndryshe nuk ka te ardhme ky vend. Koha per te shporrur kete te keqe qe ka mbire vetem per te vjedhur, grabitur, shtypur, gjobitur, eshte TANI. Vota e 25 Prillit nuk ka pasur ndonjehere vlere me te madhe se kete radhe. Une kam besim, kini edhe ju bashkekombasit e mi, sepse dita e madhe po afron. Opozita e Bashkuar PD-LSI, eshte e vetmja alternativ shpetimi per vendin, ndaj dhe fitorja e saj do jete spektakolare.

Image may contain: one or more people and suit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto