Lefter Maliqi/ Ramës lidhur me mandatet e zgjedhjeve të ardhshme 44-ës i duhen edhe 30 që të bëhet 74

12:19 09/09/20203min114
Lefter Maliqi

Ti thotë dikush Ramziut që 44-ës i duhen edhe 30 që të bëhet 74.
Sot, kryeministri ynë i kapitulluar, ka nisur të bëjë llogaritë e 25 prillit, dhe thotë se do marrë 74 mandate në zgjedhje.
Pse bën sikur nuk e di Ramziu, që edhe sondazhet e veta, që i ka pa hile, e kanë nxjerrë me 44 mandate?!
Kush do ja sjellë 30 mandate Ramziut?
Çuko e Gjika që futi në burg; Qazimi e Dako që thyen qafën; manjaku i korrupsionit që ka deleguar në Shkodër; Ahmetaj e Gjiknuri që do t’i zërë rrjeta; apo dy ‘parashkollorët’ që do kthehen në Kosovë?!
Sot, Ramziu urdhëroi të vetët që ti sigurojnë 74 mandate, duke i kërkuar të punojnë fort.
Si të punojnë o ‘RAMEXIT’, si ato punët në dosjen ‘339’?!
Ajo që ti duhet të kuptosh o i Zi, është se; edhe ashtu po të punoni, prapë ju nuk fitoni.
PD ta çorri maskën dje, kur të zbuloi se kishe mbledhur bandat në Durrës, se i ke zënë edhe vendin Dakos tani, që punët të vazhdojnë njësoj, mos të hyjë i huaj mes jush.
Dhe mendon se bandat në terren dhe ti në parlament, me ligje kryekëput anti-demokratike, do fitosh 74 mandate.
Presidentin mund ta izolosh me ligjin absurd që paralajmërove, por popullin nuk e izolon dot, se ta kthen bunkerin e Surrelit në qeli.
Edhe pse të gjitha organizmat ndërkombëtare të thanë kujdes me ligjin e antishpifjes, ti paralajmërove dy ditë më parë që nuk je bërë pishman dhe do e çosh deri në fund.
Ke frikë o Ramzi, prandaj po lufton edhe mediet, se të nxjerrin përditë të palarat që nuk ka acid që ti pastron.
Nuk të mbetet gjë tjetër, veçse të përgatisësh fjalimin e lamtumirës dhe dorëzimit të pushtetit, jam i bindur që do e qash, por për të qarë nuk do bësh as socialistin më të përbetuar.
Të sugjeroj që fjalimin e lamtumirës, ta bësh vetë, mos ja jep Fugës, se fundi duhet të mbajë emrin dhe firmën tënde.
P.S; Opozita e Bashkuar = Mbi 100 mandate! 😂😂Me ëndërrimet e tua Ramzi,po na bënë te hedhim valle.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto