Lefter Maliqi/ Rama ka frikë nga drejtësia mbas humjes

18:05 22/09/20203min97
lefter-maliqi-rama

Ramziu, në panik nga ndëshkimi i madh i votës së shqiptarëve dhe nga drejtësia pas humbjes.
Nga sot, thotë, në komunikim intensiv me publikun…
Çfarë aktrimi i dal boje, po kush të sheh e të dëgjon më ty o Ditëzi?!
Tepsinë e gërryve me oligarkët, krimin; shqiptarët i mashtrove me shëndetësi e legalizim falas, rend për 100 ditë; popullin e varfërove nga babëzia për pushtet e pasuri.
Qeveria jote është bërë njësh me krimin e oligarkët; taksat i rrite; çmimet i rrite; pagat më të ultat në Rajon; vendin e shpopullove; drejtësinë e kape; institucionet i kape; demokracinë e cungove duke kapur edhe mediet; të varfërit i burgose; kriminelët i ke rrugëve duke sfiduar shtetin me shpërthime tritoli, vrasje mafioze, grabitje, gjoba, vjedhje, trafiqe e tendera korruptiv; vendin e le pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë,’ Policinë e politizove; vendin e kanabizove; socialistët i tradhtove; Rilindjen e pasurove dhe e korruptove; zgjedhjet lokale i ktheve në kooperativa bujqësore me emërim e pa kompetenca; investime zero etj.
Mos e di gjë Popullin dele e budalla, o i Marrë, që mund ti mashtrosh, blesh e nënshtrosh përsëri?!
Ike plaku Mere, kush të duron dhe 5 muaj.
Jetove 7-vjet në parajsë, por pas parajsës të pret …..
Opozita e Bashkuar = 100 mandate.
Mandatin tënd Ramzi, s’ka Perendi që e mbron dhe Zot që se ndëshkon.
P.S Bën mirë të kërkosh azil në Turqi se edhe po s’te ndëshkoi drejtësia, do të ndëshkojë Populli për mëkatet që u ke bërë qindra mijëra shqiptarëve, duke i marrë pronat, duke i burgosur, vrarë, aksidentuar, vjedhur e poshtëruar.
Koha jote mbaroi!
Ah se harrova… Bashkë me ty do zhduket edhe ERTV- ja e mashtrimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *