Lefter Maliqi/ Një urim për nxënësit e Shqipërisë dhe Beratit

10:45 14/09/20205min38

Lefter Maliqi

Të dashur nxënës!
Sot është një ditë e veçantë për ju, por kushtet në të cilat jetojmë, e bëjnë të pazakontë.
Përveç urimit, sot më e rëndësishme është këshilla që të respektoni çdo rregull, për të mbajtur larg virusit, veten, mësuesit dhe prindërit e gjyshërit kur të shkoni në shtëpi.
Fatkeqësisht, ne kemi një qeveri të paaftë, me në krye një akoma më të paaftë, ndaj dhe përgjegjësia u është lënë nxënësve, mësuesve e prindërve në këtë situatë të pazakontë.
Në vend që të hartonin një strategji e plan masash të mirëfilltë për nisjen e vitit të ri shkollor në kushte pandemie, kryeministri ynë i paaftë bashkë me një ministre kukull, që tani nuk e ka as mendjen se do ikë, nuk kanë bërë asgjë dhe ia kanë lënë fatit çdo skenar.
Kjo qeveri arrogante, ka hapur sot edhe dyert e shkollës ‘Jeroinim De Rada’, që një ditë më parë PD e denoncoi për shkak se është kthyer në vatër infeksioni, pasi të paktën 10 mësues janë infektuar me COVID-19.
Sa herë që opozita e bashkuar kërkonte llogari për planin e masave para nisjes së vitit të ri shkollor, qeveria e paaftë e Ramës përgjigjej me arrogancë se çdo gjë e kishte nën kontroll.
Si mund të ketë strategji e plan serioz masash, të pa shoqëruara me faturën financiare?!
Ato ishin vetëm fjalime propagandistike, që urojmë të mos nevojitet mbyllja e dytë e shkollave, për shkak të mendjeve boshe në pushtet që ia kanë lënë gjërat rastësisë.
Sot, presidenti ngriti edhe fenomenin e frikshëm të shpopullimit, që fatkeqësisht reflektohet te numri në rënie i nxënësve në shkolla.
Nxënësve i kërkohet mbajtja e maskës në shkollë, por pse kjo qeveri që e ka mendjen vetëm të pasurojë në marramendësi vetëm oligarkët dhe njerëzit e krimit, me të cilët bashkëpunon, nuk vepron si çdo vend tjetër?!
Jo më larg se vendet fqinje, edhe Kosova po të doni, kanë shpërndarë me qindra e mijëra maska falas, dhe jo vetëm, ndërsa qeveria jonë e marrë fund nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim.
Nxënës, mësues e prindër, bëni maksimumin sa mundeni, dhe ti lutemi Zotit të na mbajë larg skenarëve të frikshëm, sepse qeveri nuk kemi.
Por, fatmirësisht ka shpresë, sot më shumë se kurrë, sepse pranvera e çdo shqiptari, pas 8 vitesh, do të jetë sërish me ngjyra.

Image may contain: 4 people, crowd, tree and outdoor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *