Lefter Maliqi/ Në ferr, Djalli që fiton medaljen e Heroit të Tradhtisë, Krimit, Korrupsionit e Grabitjes, quhet Edi Rama!

10:29 13/10/20205min63
Lefter Maliqi

Kryemafiozi është kthyer në ritual ‘Vdekje’ – Kur dikush tallet ‘i Gjati do fitojë prapë’, shqiptarët ngrihen në këmbë dhe kapin drurin, ‘LARG QOFTË’ thonë.
Në ferr, Djalli që fiton medaljen e Heroit të Tradhtisë, Krimit, Korrupsionit e Grabitjes, quhet Edi Rama!

Të dashur miq!
Çdo mëngjes them; Sot, edhe një ditë më pak nga bashkëjetesa me të Keqen më të madhe të këtij vendi.
Dje, Kryemafiozi-Kryeministër u shfaq si korbi që ndjellë të keqen e jeton vetëm me të.
I veshur në të zeza, këmbë e kokë, edhe me maskë, (me të cilën kërcënon qytetarët me gjoba), më kujtoi mongolët në luftë me turqit.
Edhe veshja e tij e zezë, nuk është më e sterrosur se shpirti dhe mendja e këtij njeriu.
Veshja e tij e zezë, nuk krahasohet me të zezën që i ka bërë vendit për kaq vite.
Megjithatë, më gëzon fakti se më 25 Prill, në orët e vona, ky Kryemafioz do shpallet në kërkim për të paguar për të gjitha të zezat që i ka bërë këtij vendi.
Ky Kryemafioz, nuk mund të mbajë vetëm përgjegjësi politike, por duhet të mbajë edhe përgjegjësi penale, se kur vjen puna te ajo morale, nuk e njeh fare.
Po dëgjoja artikulime të tipit ‘Kryemafiozi do japë dorëheqjen 45 ditë para zgjedhjeve.
Dorëheqja e këtij njeriu nuk pi më ujë, ky njeri duhet të përgjigjet për shkatërrimin e Shqipërisë.
E vetmja mundësi për këtë njeri, është të dalë në shesh para shqiptarëve, të kërkojë falje publike, të dënohet nga i gjithë Populli me poshtërim publik, dhe pastaj të ngujohet në bunkerin e vetmisë së madhe në Surrel.
Por edhe kjo alternativ duhet diskutuar me Popullin, se ky i fundit nuk ia jepë as këtë shans.
Ky Kryemafioz u mburr mbrëmë se kishte folur me Kancelaren e nderuar gjermane, patjetër që ka folur, por është aq i nxirë në sytë e ndërkombëtarëve, saqë mjafton të kujtojmë kur qëndroi si ‘zorraxhi’ nëpër dyert e kancelarive të huaja, dhe nuk e priti askush.
Ky Kryemafioz shet ‘protokollet’ si vlerësime personale.

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *