Lefter Maliqi/ “Ky qen i ngordhur në 25 prill të fundoset”, Maliqi nuk përmbahet ndaj Ramës: Aktor drogaxhi që ka marrë peng Shqipërinë

19:59 05/10/20203min128
lefter-maliqi-rama

Deputeti Lefter Maliqi nuk është përmbajtur aspak ndaj Ramës pas votimit të ndryshimeve për Kodin e ri Zgjedhor. Ai thotë se përtej çdo makinacioni apo formule politike, PS nuk do të fitojë në 25 prill.

Sipas Maliqit, rilindja do të humbasë edhe në jug, sepse është një grup që drejtohet nga oligarkët dhe krimi.

Maliqi tha se Rama është një aktor drogaxhi që pas thithjes, flet bukur, por nuk është në interes të shqiptarëve. Ai shtoi se Rama edhe pse do të vendosë në përdorim paratë e krimit dhe drogës, nuk mund të fitojë përballë bashkimit PD-LSI.

Ka ardhur koha që ky qen i ngordhur në 25 prill të fundoset në gropë dhe socialistët të marrin frymë, duke shkatërruar përfundimisht rilindjen. Ky qenë sot fliste përçarë, qysh nga presidenti, opozita parlamentare dhe opozita jashtëparlamentare që ka lidhje me qentë e tjerë të tërbuar dhe oligarkët. Ky do të ketë një fund të hidhur dhe një humbje spektakolare. Unë e njoh fare mirë partinë Socialiste se kam punuar në strukturat e shtetit. Unë jam i bindur që rilindja do të humbasë edhe në jug, sepse jemi përballë një grupi si rilindja që drejtohet nga oligarkët dhe krimi. Shumë mirë që Rama është nxehur se thashë që qeni që të leh nuk të ha.

Rama mendon se do të fitojë me paratë e drogës dhe oligarkët. Mendon se do të prishë marrëveshjen mes PD-së dhe LSI-së. Ai nuk i merr më shumë se 55 mandate, ndërsa vetë ka bërë llogari se 61-62 mandate i merr, por nuk i kalon 55 me gjithë këto që u ka bërë shqiptarëve. Ndërsa presidenti ka qenë në konform ligjit me veprimet e tuj. Opozita nga ana e saj po kërkon lista të hapura 100%. Ndërsa PS ka bërë lista në dukje të hapura, por që realisht janë më të mbyllura. Të jeni të bindur që PS është një parti e përçarë. Brenda llojit është Saimir Tahiri, i cili u përdor si kokë turku, p[or ai është më socialist se Rama, Veliaj apo ministrat e tjerë“, u shpreh Maliqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto