Lefter Maliqi flet i bindur: Në 2021 e djathta vjen në pushtet

10:44 05/10/20201min150
1200-630-5edfba02956d0

Ditën e sotme, pritet që Kuvendi i Shqipërisë të votojë ndryshimet Kushtetuese, që kanë të bëjnë me zgjedhjet e 25 prillit.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi, ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nëse e djathta nuk vjen në pushtet në 2021.

“Ju sot po gënjeni e mashtroni gjithë shqiptarët, po mbyllni e izoloni Shqipërinë. Por çfarëdo që të bëni fitorja e opozitës është e garantuar. Unë largohem nga këtu, nëse e djathta nuk fiton, pasi iu i keni mashtruar shqiptarët dhe do të merrni dënimin”, deklaroi Maliqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto