Lefter Maliqi, 25 Prilli dita e fundit e Rilindjes e cila shkatërroi Partinë Socialiste dhe Shqipërinë.

15:30 06/09/20205min82

Lefter Maliqi

25 prilli, dita e fundit e rilindjes së krimit dhe e fitores se madhe të Opozitës së Bashkuar, dita e rivendosjes së pluralizmit politik dhe demokracisë.
Të dashur miq, nesër në orën 17:00, nis seanca e parë në sesionin e ri Parlamentar.
Sipas ndryshimeve në kod dhe zgjedhjeve normale në 25 prill, mbeten dhe 20-25 seanca deri në shpërndarjen e parlamentit dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja parlamentare.
Si pjesë e këtij parlamenti, fatkeqesisht të kapur dhe pa integritetin e duhur, kam qenë zëri juaj duke qenë tepër kritik me funksionimin, procesin e votimit në parlament, duke e kthyer në shërbim të interesave të rilindjes, duke votuar disa ligje antikushtetuese për PPP-te, KÇK, antishpifjen, komisionin hetimor farsë për shkarkimin e presidentit, ndryshimet kushtetuese duke cënuar rëndë marrvëshjen politike të 5 qershorit në rezidencën amerikane, si dhe kritik i ashpër me qeverinë, e cila ç’populloi vendin, e varfëroi, kanabizoi, mashtroi qytetarët, i futi në panik, burgosi të varfër e opozitarë, kapi institucionet, zhvilloi zgjedhje moniste lokale, la vendin pa gjykatë kushtetuese dhe të lartë e plot abuzime korruptive me oligarkët etj etj.
Ju garantoj që dhe këto seanca të fundit në parlament, komisione, media, konferenca, do te jem vetëm zëri juaj dhe i ashpër me këtë qeveri të paaftë e të korruptuar.
Uroj që ditët e këtij parlamenti dhe kësaj qeverie, të jenë sa më të shkurtra dhe populli me votën e tij, të zgjedhë deputetë me integritet, një parlament pluralist dhe qeveri demokratike në shërbim të interesave të vendit, zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes europiane.

Opozita e Bashkuar është fituesja e zgjedhjeve të ardhshme për shkak të kalbëzimit të qeverisë rilindase, por dhe për programin e saj ekonomik dhe kandidatët me mbështetje në zonat dhe elektoratin e tyre.
Mbetem zëri juaj me plot energji, shpresë e besim pranë jush, në kontakte e takime të vazhdueshme në qarkun Berat, duke dhënë shembullin e ndryshimit dhe fitores së madhe të Opozitës së Bashkuar nga qarku i majtë në Berat, i cili do jetë fitues i padiskutueshëm i PD-LSI, në zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale.
Ju faleminderit për mbështetjen tuaj. Mirënjohje!

Image may contain: Lefter Maliqi, camera

Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto