Ledri Vula rrëfen historinë e tij të dashurisë më Sara Hoxhën!

11:25 14/09/20203min75
images (2)

Ledri Vula dhe Sara Hoxha së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti e mbajtën të fshehtë për një kohë të gjatë lidhjen e tyre, deri në momentin që u zbulua edhe shtatzënia e Sara Hoxhës.

 

Ledri dhe Sara, pritet të bëhen së shpejti prindër të një vajze dhe tashmë postimet e tyre apo dedikimet për njëri-tjetrin, nuk kanë të ndalur. Së fundmi, Ledri ka folur hapur për historinë e tij të dashurisë, planet për një dasmë të mundshme dhe gjithçka ka ndryshuar në jetën e tij këtë periudhë.

 

“Me dëshirë po, do kemi dasmë. Babi ka qejf, jam veç një djalë, një fëmijë, por nuk e di. Sara nuk e ka me shumë qejf. Më shumë ka qejf familja se ne. Në dasmën time dua të kem shokët, familja po e po, ama dasmën e bëjnë shokët. Do doja të martoheshim në plazh. E kuptova me kalimin e kohës që Sara ishte e duhura. Kur gjen mirëkuptimin, kompromisin, kalon një kohë dhe nuk të hiqet dashuria. Fakti që do të bëhem me vajzë, më ka bërë të reflektoj, më ka bërë të sillem edhe më mirë me Sarën,” është shprehur Ledri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto