‘Le të jetë populli ai që të godasë mafien!’ / Godet sërish Lefter Maliqi, i bën paralajmërimin e fortë Ramës

12:19 21/09/20202min78
maliqi-dhe-edi-rama

Deputeti i opozitës parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, Lefter Maliqi, ka reaguar sërish sot me anë të një postimi në Facebook, ku sulmon ashpër Kryeministrin Rama, i cili sipas tij nuk po i përmbahet marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.

Maliqi i bën thirrje Ramës që të lërë lojërat me lista gjysmë të hapura dhe pa koalicione, sepse përndryshe populli do të jetë ai që do të ngrihet kundër oligarkëve dhe krimit të bërë njësh me Rilindjen.

Reagimi i plotë i Lefter Maliqit:

Rilindja e marrë fund, t’i lërë lojërat me lista gjysmë të mbyllura dhe pa koalicione, por t’i përmbahet marrëveshjes së 5 qershorit, me bekimin e Ambasadës Amerikane.

Nëse Rama dhe shpura e tij, guxon të kalojë ndryshimet kushtetuese, duke përdorur deputetët e opozitës parlamentare, i bëj thirrje popullit, opozitës së bashkuar, socialistëve të zhgënjyer, që të rrethojnë Parlamentin dhe ti hedhin në koshat e plehrave deputetët, si në Ukrainë.

Të ngrihen të gjithë dhe të marrin në dorë fatet e vendit, të shporrin këtë qeveri të kriminalizuar dhe të korruptuar që ka marrë peng Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, institucionet e shtetit, zgjedhjet, demokracinë.

Le të jetë populli ai që të godasë mafien, oligarkët dhe krimin e bërë njësh me Rilindjen.

Ëndrra e Ramziut për t’u bërë diktator, le të mbetet në bunkerin e tij në Surrel.

Shqipëria nuk është bunkeri i tij, por vendi i lirë i ëndrrës së studentëve të Dhjetorit drejt familjes së madhe evropiane.

Pse ka kaq shumë frikë Ramziu nga listat e hapura, pse e tmerron Ramziun koalicioni opozitar?!

Në fakt, pyetja është retorike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto