Lajmi i fundit/ Zbulohen akuzat, PD padit penalisht kreun e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj

13:23 03/10/20202min145
Lali, Luli

Partia Demokratike ka paditur penalisht në gjykatë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

PD kërkon dënimin e Veliajt, që e akuzon për shpifjet e përsëritura kundër Kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Veliaj ka deklaruar më parë se Basha, ka përfituar vila, në këmbim të ndaljes së protestës në zonën e Astirit në Tiranë, por edhe përfitime të tjera gjatë kohës së tërmetit, e se këto akuza mund ti vërtetojë.

PD ka ngritur akuza kundër Veliaj, për këto deklarata që i cilëson shpifje:

1.Kryetari i PD u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë.

2.Kryetari i PD ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë.

3.Kryetari i PD ka ndërtuar kate pa leje.

“Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është Kryetar i PD në opozitë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS”- thuhet në padinë e ngritur për shpifje ndaj Erion Veliajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *