
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Surrel, në Tiranë. Policia ka bërë me dije se rreth orës 09:00, në Surrel, në një rezervuar, është gjetur e mbytur një shtetase e seksit femër, ende e paidentifikuar.
Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.
“Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.