Lajm tragjik/ Po transportohej me helikopter drejt Spitalit Ushtarak, ndërron jetë punonjësja e bankës që u vetëhelmua

17:38 05/09/20203min166
thumbnail_lajmi fundit

Punonjësja e një banke të nivelit të dytë në Sarandë, e cila ishte vetëhelmuar, ka ndërruar jetë rrugës teksa po transportohet me helikopter drejt spitalit Ushtarak në Tiranë.

helikopter37

Ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen nr.4 në Sarandë, por fatkeqësisht ekonomistja me iniciale E.D., 37-vjeç nuk mundi të mbijetonte.

Burime policore bënë të ditur për “Panorama” se shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë largimi drejt Italisë i vajzës së saj 12-vjeçare.

Vajza është marrë nga ish-bashkëshorti në Itali, pasi me vendim Gjykate pas divorcit, i është caktuar atij kujdestaria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto