Lajm i trishtë / Koronavirusi i merr jetën specialistes së Autoritetit Shëndetësor të Tiranës (EMRI)

15:33 27/10/20201min78
Screenshot_2-60-696x377

Koronavirusi i merr jetën specialistes së promocionit të Shëndetit Publik në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës, Mimoza Zoraqi.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Manastirliu thotë Zoraqi ishte një zonjë e mrekullueshme që rrezatonte mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë.

Postimi i ministres Manastirliu:

“Dje u nda prej nesh, për shkak të Covid-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës.

Është një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm.

Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes.

U presh në paqe, e paharrueshmja Moza!”, shkruan ministrja Manastirliu në reagimin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto