Lajm i mirë për emigrantët shqiptarë në Greqi: Lejet e qëndrimit do të rinovohen edhe për ata që pasaporta u ka skaduar!

Ribbet-collage-50

Qeveria greke ka marrë një vendim tepër të mirë, teksa ka vendosur të lejojë rinovimet e lejeve të qëndrimit edhe për emigrantët shqiptarë, pasaportat e të cilëve kanë skaduar brenda vitit 2020.

Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Brendshme greke, e cila sqaron se e ka dërguar qarkoren në të gjitha qendrat e decentralizuara të prefekturave të vendit.

Sipas Top Channel, vendimi është marrë falë kërkesës prej Ministrisë së Jashtme shqiptare si dhe me ndërmjetësinë e ekspertit të emigracionit, Fatos Malaj, i cili mori përsipër dhe realizoi gjithë termat teknikë të kësaj marrëveshjeje.

Për shkak të vështirësive të krijuara prej Covid-19, qeveria greke shtyu deri në 31 dhjetor të gjitha lejet e qëndrimit që skadonin brenda 2020-s, ndërsa me këtë vendim krijohet lehtësi edhe për mijëra emigrantë të tjerë, të cilët do të duhet ose të udhëtonin në Shqipëri, ose të nënshtroheshin në radhët të gjata në përfaqësitë tona diplomatike.

Prej këtij vendimi përfitojnë mijëra emigrantë shqiptarë, të cilët rrezikonin të mbeteshin pa leje qëndrimi, pikërisht për shkak të pamundësisë për t’u pajisur me një pasaportë shqiptare, për shkak të radhëve të gjata në ambasadën shqiptare në Athinë, dhe konsullatat tona në Janinë dhe Selanik.

Madje korrupsioni i lartë dhe sorollatjet e shumta bënë që ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj të shkarkojë gjithë stafin e shërbimit tonë diplomatik, me në krye ambasadoren Adriana Hobdari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto