LAJM I FUNDIT / Vrau me çifte ish-kunatën, arrestohet në Lushnje autori, Policia jep detajet

13:56 16/09/20204min117
18209140_1355026477876212_3964399364516719408_o (1)

Policia njofton se ka arrestuar 31 vjeçarin, Agron Tanushi, i cili vrau mbrëmjen e djeshme ish-kunatën e tij, Jetmira Hasani dhe më pas është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Sipas Policisë, arrestimi i tij është bërë në një nga lagjet e qytetit të Lushnjes.

Në fillim u tha se krimi ndodhi për shkaqe morali, e më pas u përdor preteksti i mbeturinave, por e gjitha kishte në thelb pronën.

NË FOTO: VIKTIMA JETMIRA HASANI

Jetmira Hasani ishte ndarë nga bashkëshorti, vëllai i Agron Tanushit, por jetonte në shtëpinë e tyre, në katin e parë.

Prej kohësh Tanushi i kishte thënë asaj të largohej, por ajo vazhdonte jetonte aty.

Kësisoj ai ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi të. E ndjera ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë / Vihet në pranga autori i vrasjes me armë zjarri të 34-vjeçares në Kamzë, Tiranë

Sekuestrohet arma e zjarrit pushkë me të cilën autori kreu vrasjen.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, përdorjes së metodave speciale të hetimit dhe pamundësisë së fshehjes më gjatë autori i dyshuar i vrasjes ka rënë në prangat e shërbimeve të policisë së Lushnjës dhe të DVP Tiranë, pasi ishte i rrethuar pa asnjë mundësi largimi apo fshehjeje të mëtejshme.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për një ngjarje të ndodhur për shkak të marrëdhënieve familjare në orët e mbrëmjes të ditës së djeshme në Bathore, Kamzë, ku mbeti e vrarë me armë zjarri shtetasja J. H, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5, Kamëz kanë ushtruar kontrolle të pandërprera si dhe kanë përdorur metodat proaktive për të bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së autorit.

Si rezultat i trysnisë së ushtruar nga ana e Policisë duke kryer kontrolle të shtuara e të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura, informacioneve të grumbulluara, bashkëpunimit me familjarët, bashkëpunimit me Komisariatin e Policisë Lushnje dhe falë metodave proaktive mëngjesin e sotëm u bë lokalizmi i vendndodhjes së autorit, i cili fshihej në një lagje në Lushnje.

Pas disa orë kërkimesh, para pak minutash autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi A. T., 31 vjeç, u vu në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje dhe të DVP Tiranë që e kishin mbajtur të rrethuar zonën ku ishte lokalizuar vendndodhja e tij.

Ky shtetas si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri ish –kunatën e tij shtetasen J. H., 34 vjeçe.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto