LAJM I FUNDIT / Vendi në kolaps politik, jep dorëheqjen edhe Kreu i KQZ

12:02 18/09/20201min164
klement-zguri_7712

Tjetër dorëheqje në vend. Pas Zv.Drejtorit të Policisë dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, pak më parë edhe Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, një muaj para përfundimit të mandatit.

Mësohet se Zguri i ka paraqitur shkresën me dorëheqjen nga drejtimi i KQZ Kuvendit të Shqipërisë.

Ky hap i Zgurit vjen vetëm pak javë para përfundimit të mandatit, ndërkohë që pas disa javësh Kuvendi do të zgjedhë KQZ-në e re.

Zguri u emërua në këtë post pas marrëveshjes së 17 majit të vitit 2017, mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.

Ai  ishte anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve prej 23 vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto