LAJM I FUNDIT / Vdes 50-vjeçari që tërhoqi qenin zvarrë me makinë

18:03 22/09/20203min244
faik-perkoxha-780x325-1-696x290

Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga arrestimi i tij, mësohet se ka ndërruar jetë 50 vjeçari Faik Perkoxha, i cili tronditi jo pak opinionin publik me gjestin e tij aspak të pahijshëm, ku u fotografua teksa tërhiqte zvarrë me makinë qenin e tij derisa ky i fundit ngordhi.

Mësohet se ai është ndarë nga jeta si pasojë e një infarkti, ndërkohë që, lajmi është bërë publik nga familjarët e tij në rrjetet sociale.

Kujtojmë që veprimi i para pak ditëve i të ndjerit Perkoxha solli mjaft reagime të shumta në mediat online dhe kritika të fota në drejtim të tij për keqtrajtimin e kafshëve.

Ka qenë faqja në mbrojtje të kafshëve “Animal Rescue Albania”, e cila ka publikuar fotot nga vendngjarja dhe u ka bërë thirrje autoriteteve që të veprojnë për këtë rast.

Në denoncimin me të paktën tre foto, shihet një makinë tip Renault Megane me targa AA 940 YI që ka të lidhur pas një qen, në dukje, labrador.

Ky shfaqet teksa përpiqet të lirohet nga lidhja ndërkohë që makina është në ecje.

Në foton e tretë qeni shfaqet i dorëzuar dhe pa shenja jete.

“Çfarë mëkati kaq të madh kishte bërë vogëlush që të tërhoqën zvarrë deri në vdekje, që të torturuan derisa pe vdekjen në sy dhe ndjeve në çdo qelizë tënden? Ke lehur shumë? Ke ngrënë pulat? Apo mos ishe vallë i sëmurë?” – shkruhej ndër të tjera nga ARSA.

Denoncimi i plotë i “Animal Rescue Albania”:

“Çfarë mëkati kaq të madh kishe bërë vogëlush që të tërhoqën zvarrë deri në vdekje, që të torturuan derisa pe vdekjen në sy dhe e ndjeve në çdo qelizë tënden? Ke lehur shumë? Ke ngrënë pulat? Apo mos ishe vallë i sëmurë? Pas kësaj makine është monstra e vërtetë, personi që buzëqesh me gjakftohtësi teksa torturon deri në vdekje këtë qen të gjorë është familjar i juaji, është kushëriri juaj, është komshiu juaj, është miku juaj, është kolegu juaj… nuk i dihet kurrë se nesër këtë krim nuk do ta kryejë në dëmin tuaj”, shkruan në reagimin e saj në Facebook “Animal Rescue Albania”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto