LAJM I FUNDIT / Të tjera lëkundje shënohen në vend, ja magnituda dhe epiqendra e tërmetit

19:02 24/09/20201min248
termeti

Pas lëkundjeve të shënuara në orët e para të mëngjesit, një tjetër tërmet ka lëkundur vendin tonë pasditen e sotme.

Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane (CSEM) lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.5 ballë, ndërsa epiqendra ishte 36 km në jug të Tiranës, 10 km në veri-perëndim të Lushnjes.

Ditën e sotme tërmeti më i fortë është regjistruar në Cërrik, me magnitudë 4.5 të shkallës rihter, në orën 01:26, ndërsa përgjatë gjithë natës janë ndjerë lëkundje të vogla në Belsh dhe Fier.

Po ashtu mëngjesin e sotëm është ndjerë një tjetër lëkundje me magnituidë 3.3 të shkallës rihter në qarkun e Elbasanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto