LAJM I FUNDIT / Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, 1 i plagosur, dërgohet me urgjencë në spital

21:56 11/09/20201min119
thumbnail_lajmi fundit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ‘5 Maj’ në Tiranë, ku mësohet paraprakisht se një person ka mbetur i plagosur në këmbë.

I plagosuri raportohet të jetë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, apo identiteti i personit të plagosur, por paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një konflikt i çastit mes personave.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të kësaj plagosjeje si dhe për kapjen e autorit ose autorëve të kësaj plagosjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto